Nje info per

Sherbimin:

Ne aktualisht kemi bere nje ndarje per karta individuale, karta kompanie si dhe karta stafi.
Me kartat ( tollon elektronik), klient furnizohet ne cdo pike karburanti EiDA qe ofrohet sherbimi
Kartat jane me parapagese. Rimbushja e kartes mund te paguhet me ane te bankes apo tek zyrat tona.. Per çdo rimbushje ndiqen politikat e zbritjeve ne varesi te sasise se paguar.
Cdo operator mund te paiset me nje karte.Kjo karte ka te shenuar informacionin e detajuar per klientin dhe sasine e lengut qe ka ne perdorim.
Karta edhte e mbrojtur me kodin individual (PIN) qe mund te nderrohet nga personi qe e mban karten.
Kompania siguron fshehtesi te te gjitha informacioneve te klienteve. Cdo informacion personal si dhe transaksion I kryer jane ne mbrojtje nga kompania Jone, ne perputhje me legjislacionin shqiptar dhe ate europian per mbrojtjen e te dhenave personale. Respektojme te gjitha te drejtat e klienteve per te dhenat personale sipas legjislacionit ne fuqi.

Ne rastin e kompanive krjohet nje llogari Master dhe pastaj per cdo operator qe eshte i perfshire ne kete kompani sipas konditave qe parapercaktohen nga kompania ,krijohen llogari te varura nga Masteri. Ne kete menyre personi I autorizuar, kontrollon ne cdo veprim si karten individuale ashtu edhe masterin.

Kartes individuale mund ti vesh kufizime dhe detyrime te natyres se ndryshme. Administratori percakton sasine e lengut qe do te perdore per periudha te caktuara ose per zona te caktuara ( pra mundet qe te kete edhe sasi te kufizuar mujore ose ne dite te caktuar si dhe mundet qe te kryeje furnizime te pika te caktuara ose ne rrethe te caktuar). Ky menaxhim mund te behet nga vete personi I autorizuar. Duke u paisur nga ne me nje llogari ju mund te beri te gjitha keto levizje dhe te merrni raporte te detajuar. Cdo karte mundet te kete sasi per cdo produkt dhe limite te percaktuara per to. Gjithashtu kuptohet qe opsioni pa limit eshte i perfshire.
Limitet e percaktuara mundet qe transferohen ne karta te tjera ose zerohen ne momentin qe ke kerkohet.
Per cdo veprim te kryer ne adresat e caktuara te emailit, vjen nje mesazh informues me transaksionin e kryes te detajuar edhe me foton e kryer ne piken dhe momentin e sherbimit.
Ne cdo moment mundet te marresh faturen analitike te masterit si dhe individuale per kohe te caktuar.
Ne cdo moment mundet qe te shikosh te gjithe veprimet e kryera nga kartat si dhe mundet te nxjerrresh raporte te detajuar.