Nje mesazh nga CEO

“Në emër të EuroPetrol Durres Albania, Unë do të doja të shprehja mirënjohjen dhe respektin tim për të gjithë klientët, bashkepunetoret, kontraktoret dhe partnered tane qe me mbështetjen dhe inkurajimin e tyre të vazhdueshem për të ofruar vizionet tona të zgjerimit të biznesit, neve sot jemi ikone e sipermarrjes se suksesshme dhe rritjes se qendrueshme duke udhehequr padyshim cilesine dhe emancipimin ne sektorin jetik te energjise.

Krijimi i EIDA ka qene i vështirë, ka kërkuar gjithmone strategjitë e duhura per të shtyre ecurinë dhe rritjen. Sipas ligjit tregtar të Qeverisë Shqipare EIDA është themeluar për të drejtuar një biznes në tregun Shqiptar te hidrokarbureve dhe vepron si një importues dhe eksportues i produkteve dhe nenprodukteve të naftës në përgjigje të statusit të ekonomisë kombëtare dhe tregut lokal. Kompania jonë ka rritur furnizimin e karburanteve dhe vajrave në të gjithë vendin për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve. Përveç kësaj, për t'iu përmbajtur standardeve ndërkombëtare, kompania jonë ka ndërtuar dhe përmirësuar kapacitetet e saj, shërbimet e furnizimit dhe pajisjet teknike. Këto përfshijnë, logjistike, karburante, objektet e magazinimit, restorantet dhe baret tona ne cdo stacion furnizimi.

Ne e pranojmë rëndësinë e ruajtjes së cilësisë së mjedisit për gjeneratat e ardhshme dhe kështu jemi të përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e mirëqenies së njerëzve, sigurise ne pune dhe mjedisit. . Në një orvatje për të qenë te qëndrueshem për mjedisin, ne kemi punuar dhe kemi fituar ISO 9001: 2008.

Së fundi, dëshiroj të shpreh falënderimet dhe vlerësimet e mia të sinqerta për mbështetësit tanë dhe të gjithë stafin drejtues për ofrimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme profesionale, vizioneve të mençura dhe strategjive afatgjata. Unë shpresoj të fitoj mbështetjen tuaj të fortë dhe të vazhdueshme në të ardhmen.”

Frident KuqiDrejtor Exekutiv dhe CEO